Shkëlqim Muça ka bindjen se Enea Jorgji nuk ka dashur të akordojë penallti për Vllazninë në momentin e prekjes së topit dorë nga Batha kur rezultati ishte 0-0.

Në “Rubrika Sportive” ai theksoi se gjyqtari ka gabuar me dashje i ndërgjegjshëm për atë që po bënte.

“Nuk ka dashru ta japë. E ka pasur para syve, ai është gjyqtar i FIFA-s. Nuk ka dashur ta jepte se po të donte e jepte.

Çfarë të them unë?! Shiheni ku është gjyqtari, ja ku është afër dhe ai nuk e dallon dot?” ishin fjalët e Muçës.

“Kjo është nëjlloj si penalltia  e Partizanit me Teutën, nuk e dha kur ishte 0-0 dhe iku ndeshja. Nuk them që do të fitonte Vllaznia, ndoshta do të pësonte përsëri 4 gola. Por kjo ishet penallti e pastër”, deklaroi ish-trajneri i bardhebluve. /vipsport/