Shpëtim Duro po shijon kryesimin në ka mpionatin e Maqedonisë së Veriut si trajner i Strugës, duke qenë tashmë i shkëputur me 5 pikë nga ndjekësi më i afërt, Shkupi. 63- vjeçari nga Tirana kërkon të fusë në histori Strugën këtë sezon, duke e udhëhequr drejt titullit dhe Kupës për herë të parë si klub.

Kampionati i vendit fqinj nuk është një ligë e panjohur për Duron, pasi ka drejtuar Shkëndijën e Tetovës në dy periudha. Por, përpara se prezantohej te Struga më 1 mars, largimi i tij nga Egnatia u mbush me mister.

Prej shume kohesh nuk ka folur per kete gje, por sot ne nje prononcim per gazeten “Panorama Sport” ka zbuluar disa gjera, madje edhe duke akuzuar segmente te caktuara qe sipas tij ndikojne ne emerimin dhe shkarkimin e trajnereve.

“Që kur jam larguar nga Egnatia, kam zgjedhur të mos prononcohem për atë që ndodhi, sepse të them të drejtën jam ndierë shumë keq. Arsyen që jam larguar unë e di shumë mirë. Sigurisht që ishte e papritur dhe zhgënjim i madh, por nuk dua ta publikoj të vërtetën në këtë moment.

Për largimin dhe emërimin e trajnerëve në kampionatin shqiptar nuk marrin pjesë në masën 100% presidentët e klubeve, por ka edhe një grup mafioz që punon gjithmonë mbrapa shpine për të vendosur të ardhmen tonë”- ka thene nder te tjera Shpetim Duro.

Unë kam marrë vesh çdo gjë pas këtij largimi, por nuk kam dëshirë të bëj gjithçka publike në këtë moment, kjo edhe për shkak se Egnatia është në garë për objektiva shumë të rëndësishëm.

Megjithatë, pas mbarimit të sezonit do të flas me fakte, pasi në largimin tim kanë marrë pjesë një grup intrigash larg Rrogozhinës, që i bëjnë muhabetet e trajnerëve nëpër tavolina. Nuk kam dëshirë të flas tani, sepse jam i përqendruar te Struga. Unë jam zhgënjyer për mënyrën e largimit dhe vendimin që morën drejtuesit.