Ka qenë një ditë akuzash për Barcelonën e mërkura në Spanjë.

Teksa të gjitha janë marrë me 1.4 milionët e paguar nga klubi katalanas për ish-zv.presidentin e Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, një tjetër problem i papritur është shfaqur në klub.

Siç ka bërë me dije gazeta “Mundo Deportivo”, klubi modest i Madridit, Union Adarve, që luan në kategoritë inferiore në Spanjë ka paditur Barcelonën në FIFA për të drejtat e kartonit të Markos Alonsos.

Klubi madrilen konsideron se Barcelona ka luajtur me letrat, duke pretenduar se Marko Alonso është bashkuar si lojtar i lirë, por që në fakt nuk është kështu. Klubi madrilen kërkon pagesat si klubi mëmë i lojtarit.