Nuredin Orelesi nuk është ndjerë mirë kur ka lexuar që ish-gruaja e tij, Oluajemisi Kol, ka zbuluar detaje të jetës së saj me futbollistin, i cili është aktualisht pjesë e Kamzës. Gjithsesi lojtari polivalent e kupton situatën e krijuar .

“Ka shumë lajme që po qarkullojnë vërdallë në lidhje me martesën time. Unë ende e dashuroj gruan time dhe e kuptoj që ajo është shtyrë të bëjë atë që ajo nuk dëshiron, duke shkruar në rrjetet sociale.

Pavarësisht gjithçkaje, ajo mbetet gruaja ime dhe e dashuroj atë”, shkruhet në postimin e Orelesit.

DEKLARATA E GRUAS SË ORELESIT – “E mbaj mend se si mamaja e tij më adhuronte dhe më lutej e falënderonte për gjithçka që unë bëja për djalin e saj. Ajo na sillte dhe fruta për mua dhe mamanë time.

Gjithçka ndryshoi pas Kupës së Botës, kur djali i saj nënshkroi një kontratë profesionale dhe filloi të luante në Europë. Ajo filloi që të më trajtonte si një të huaj dhe unë pyesja veten a ishte e njëjta grua që më falënderonte më parë”.

“Aty nisa ta njoh vërtetë, kur djali i saj nisi që të fitonte të ardhura. Mund të them se pash ferrin me sy, pasi dola nga shtëpia me një fëmijë një vjeç në krah dhe të kërkoja pak paqe. Djali i saj më nisi para pak muaj më vonë për të marrë një shtëpi me qira”.

“Ai nisi që të mos interesohej direkt për djalin tij ,por të merrte në telefon të afërmit e tjerë.

Ai nuk na vizitoi për gjatë gjithë verës. Në korrik nga depresioni për pak sa nuk vrava veten”, shkruante mes të tjerash bashkëshortja e Orelesit, Oluajemisi Kol.