Trajneri i Vllaznise Eni Llazani ka reaguar ashper pas ndeshjes me Tiranen duke akuzuar arbitra, komisare te ndeshjeve dhe sigurisht drejtuesit e Federates Shqiptare te Basketbollit qe nuk nderhyjne per “pazaret” qe po behen tek ky sport i cili po shkon drejt shkaterrimit.

Ne lidhje me keto deklarata te tij, ka reaguar institucioni i basketbollit shqiptar i cili permes nje postimi ne faqen e tij zyrtare ka hedhur poshte çdo aludim te trajnerit te Vllaznise. Ja çfare shkruhet ne kete reagim:

“Dita e djeshme dhuroi spektakël dhe rivalitet në dy ndeshjet kryesore të superligës të cilat e përcaktuan fituesin e tyre vetëm pas kohës shtesë.Si pas çdo ndeshje të këtij niveli,jemi mësuar të dëgjojmë humbësin duke sulmuar arbitrat dhe duke gjetur fajin pikërisht aty ku nuk është. Trajneri i Vllaznisë, në vend që të dizinformojë opinionin publik duke thënë të pavërteta që lehtësisht janë të verifikueshme, bën mirë të kthejë sytë nga puna e skuadrës së tij e cila e kishte në dorë ta fitonte takimin.

Në deklaratën e tij ai pretendon për disfavor të theksuar në numrin e faullave të dhënë gjatë ndeshjes,37 për Vllazninë me 19 për Tiranën.Po ju vemë në dispozicion statistikat e mbajtura nga tavolina e Vllaznisë ku del se numri ka qenë 20 faulla për Vllazninë dhe 19 për Tiranën.Ekuilibër i plotë megjithëse kemi theksuar gjithmonë që puna jonë është gjykimi jo matematika.

A kanë gabuar arbitrat gjatë lojës? Patjetër që po, qënie humane të gabueshme si të gjithë. Ne jemi duke u përpjekur të rrisim nivelin e arbitrave sikundër ju përpiquni të rrisni nivelin e përgjegjshmërisë në deklaratat tuaja”.(www.shkodrasport.com)