Real Madrid ka reaguar me një komunikatë për shtyp pas lajmit të publikuar nga “Der Spiegel” se Sergio Ramos ka rezultuar pozitiv pas testit anti-doping të zhvilluar para finales së Champions League të 2017-ës, të fituar nga madrilenët kundër Juventus.
Në komunikatën e kampionëve në fuqi të Europës sqarohet në 3 pika se:
1 – Sergio Ramos nuk ka shkelur kurrë asnjë rregull të anti-doping.
2 – UEFA ka kërkuar informacion dhe e ka mbyllur çështjen menjëherë, siç ndodh zakonisht në raste të tilla pas verifikimit të bërë nga ekspertët e WADA-s (Agjencia Ndërkombëtare Anti Doping) dhe ata të UEFA-s.
3 – Për sa i takon pjesës tjetër të informacionit të publikuar në lidhje me këtë çështje, klubi i konsideron pa asnjë bazë vërtetësie.