Të mërkurën e ardhshme në Madrid do të nisë gjyqi ndaj Carlo Ancelottit, i akuzuar për evazion fiskal. Kjo është bërë e ditur nga Gjykata e kryeqytetit spanjoll.
Trajneri i Realit, sipas Prokurorisë, ka fshehur mbi një milion euro nga organet tatimore (1,062,079 më saktë) në periudhën 2014-2015, gjatë eksperiencës së tij të parë në stolin e “Los Blancos”, duke mos deklaruar të ardhurat që rrjedhin nga shfrytëzimi i të drejtave të imazhit. Prokuroria publike ka kërkuar dënim shumë të rëndë për trajnerin italian: 4 vite e 9 muaj burg.
Pjesa më e madhe e gjyqit do të sillet rreth vendbanimit aktual të Ancelottit, i cili u largua nga Reali në fund të sezonit 2014/15, por që, sipas akuzave të prokurorit, vazhdoi ta bënte Spanjën “qendrën e tij kryesore të marrëdhënieve personale dhe interesave ekonomike” deri në fund të vitit.
Trajneri emilian kishte paguar një gjobë në organet tatimore dhe ishte mbrojtur duke deklaruar se në momentin e fakteve të diskutueshme nuk ishte më banues në Spanjë.