Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit Marco Polo Del Nero është ndaluar të marrë pjesë në aktivitetet zyrtare të futbollit për 90 ditë. Vendimi është publikuar nga qeveria botërore e këtij sporti. 76-vjeҫari është vendosur nën akuzë për pastrim parash në shtetin Brazilian. Por autoritetet amerikane kanë ҫuar përpara gjykatës 3 ish-zyrtarë amerikanojugorë të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s mbi të cilët rëndojnë akuzat e mashtrimit financiar nëpërmjet teknologjisë së informacionit, mashtrimeve në marrëveshjet e biznesit dhe pastrimit të parave.
Por sipas deklaratës së FIFA-s pezullimi I përkohshëm mund të rritet dhe me 45 ditë të tjera. “Gjatë kësaj kohe, zoti Polo Del Nero ndalohet nga të gjitha aktivitetet futbollistike, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, është shtojca e deklaratës së fundit të FIFA-s. Del Nero u shpall zyrtarisht president në vitin 2003 dhe 9 vite më vonë u zgjodh anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s. Kreu i CBF nuk ka lëvizur jashtë vendit të tij që prej vitit 2015, kur ai u akuzua për veprën e krimit financiar të pastrimit të parave.