Në Korçë ende nuk janë mësuar me këtë situatë të re. Prej shumë vitesh pretendentë kryesorë për titull dhe një ekip model duke u shpallur rradhazi kampion të Shqipërisë.

Denimi nga UEFA dhe mospjesëmarrja në kupat e Europës, kanë sjellë një realitet të ri. Ekip me moshë të re mesatare dhe jo shumë “yje” kanë shtuar telashet për stafin teknik. Tekniku Ilir Daja nuk e ka të thjeshtë të ngrejë moralin e korçarëvë.

Në takimin e fundjavës ekipi pësoi një humbje 4-0 në transfertë ndaj Vllaznisë, gjë që nuk u prit mirë nga drejtuesit. Daja ka shtuar se pikërisht kjo humbje ishte më e keqja në karrierën e tij si trajner dhe se lojtarët titullarë duhet të marrin më shumë përgjegjëi mbi shpinë. Më shumë se rezultati, shqetëson loja e juglindorëve.

Pas gjashtë javësh Skënderbeu ndodhet në vendin e shtatë , me nëntë pikë të grumbulluara. Ndeshja e radhës është në shtëpi ndaj Luftëtarit./newsport/