Al Hilal është skuadra kampione e Arabisë Saudite për sezonin 2023-2024.Të besuarit e Jorge Jesus ishin protagonistët e një kampionati që e dominuan nga fillimi.

Takimi që zyrtarizoi suksesin përfundoi me fitoren e Al Hilal në shifrat 4-1 ndaj Al Hazem, ku shënoi Mitrovic 2 herë.Rrugën e rrjetës e gjeti dhe Sergej Milinkovic-Savic. Pas ndeshjes, lojtarët dhe stafi festuan në fushë.

Gëzimit të skuadrës iu bashkua edhe braziliani Neymar, i cili mbylli sezonin shumë herët për shkak të problemeve në gju.Titulli kampion për Al Hilal është i 19-ti në historinë e klubit, me skuadrën që mbylli diskutimet 3 javë përpara fundit.

Rivali kryesor, Al Nassr, e nisi shumë keq sezonin, duke humbur shumë terren në renditjen e përgjithshme. Dhe duke bërë që llogaritë e titullit kampion t’i mbante të gjalla vetëm matematika.