Klubi nga Superliga e Arabisë Saudite, Al-Ittihad është i interesuar të bëjë një sforco tjetër ekonomike për të nënshkruar me yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah.

Një tjetër yll i madh i futbollit ka marrë një “ofertë që nuk mund ta refuzojë” nga Arabia Saudite.Sipas gazetarit të respektuar italian Nicolo Schira, Al-Ittihad i dërgoi një ofertë Liverpoolit për Salah.

Negociatat mes klubeve janë në fazën fillestare dhe Salah tashmë i është bërë një ofertë për kontratën e tij.Al-Ittihad i ofroi Liverpoolit më shumë se 100 milionë euro për shërbimet e lojtarit, ndërsa Salah iu ofrua një kontratë trevjeçare.

Ai do të fitonte 80 milionë euro në sezon dhe do të shohim nëse 31-vjeçari egjiptian do të mbetet imun ndaj 240 milionë eurove që do të merrte nëse përfundonte kontratën.

Java e fundit e afatit kalimtar do të na tregoj nëse Salah do të jetë ylli i radhës që do t’i bashkohet Superligës së Arabisë Saudite. /Telegrafi/