Në një ditë të vetme, Nasser al Khelaifi ka përcjellë mesazhin e tij për projektin e ri të PSG-së në tri media të ndryshme, të gjitha franceze: Le Parisien, L’Équipe dhe RMC Sport. Në të gjitha mund të shihni se ai nuk ndihet plotësisht rehat të flasë për Mbappé, sepse prioriteti i tij tani është të vendosë klubin dhe projektin e ri mbi çdo lojtar.
Al Khelaifi u përgjigjet të gjitha pyetjeve. Ai mbrohet nga parregullsitë në nënshkrimin e Neymar, i cili sipas ‘Mediapart’ do të kishte shmangur taksat e transferimit. Ai flet për Luis Enrique si yllin e ri parizien, rolin kyç të Luis Campos dhe merkaton.
Transferimi i Neymar – “Vërtet mendoni se PSG, me të gjitha taksat që ka paguar, duhet ta bënte këtë për Neymar? Në Francë, nuk ka asnjë kuadër ligjor për blerjen e klauzolave të lirimit dhe kur doni të blini një të tillë duhet të shkoni te përgjegjësit në Francë, qeveria. Kjo është normale. Nëse nuk e bën, je budalla. Nuk ka ligj, prandaj nuk e kuptoj pse njerëzit e sajojnë këtë.
Gjithçka është legale, çdo gjë është transparente, nuk kemi nevojë për ndihmë. Gjithçka që kemi bërë ka qenë e ligjshme, mund ta konfirmoj. Ndonjëherë ka gjëra që janë të ligjshme, por moralisht konsiderohen të diskutueshme. Ne jemi klubi që paguajmë më shumë taksa, jo vetëm në Evropë, por në botë. A mendoni vërtet se duhet të ndërmarrim edhe rrezikun më të vogël për këtë? Kjo do të ishte vërtet budallallëk”.
Lavdërime për Luis Campos dhe merkatoja e janarit – “Ne jemi shumë të kënaqur me tregun e transferimeve të verës. Luis Campos ka bërë një punë shumë të mirë. Mendoj se ai është rekrutimi më i mirë që kemi bërë ndonjëherë. Jemi duke studiuar të gjitha mundësitë në merkaton e dimrit. Nëse më pyesni se gjithçka ka mbaruar, unë them jo.
Po kërkojmë. Nëse më pyesni a jam i sigurt për të nënshkruar me dikë, unë gjithashtu them jo. Po i studiojmë të gjitha mundësitë. Para dëmtimit të Skriniar, gjërat ishin ndryshe. Më parë, ndoshta po kërkonim më shumë për një mesfushor, tani na duhet një mbrojtës. Po i studiojmë të gjitha mundësitë”.
Zaire Emery – “Warren duhet të bëhet Steven Gerrard i klubit. Ai duhet ta kalojë gjithë jetën e tij këtu. Vjen nga këtu, e do klubin. Ai është një djalë i shkëlqyer. Edukimi i tij, familja e tij … Më pëlqen shumë, është shembull për të rinjtë, besoj se do të rinovojë”.
PSG më francez me Luis Enrique – “Sot, PSG është më parizien. Kemi ndryshuar shumë gjëra këtë sezon. Atmosfera është madhështore, lojtarët luftojnë së bashku në fushë për fanellën. Jam shumë krenar për stilin sulmues të Luis Enrique. Është kënaqësi ta shikosh atë teksa luan me ekipin. Është një ‘bast’ afatgjatë. Edhe nëse nuk kualifikoheshim në Ligën e Kampionëve, sigurisht që do të vazhdonte”.
Luis Enrique, Guardiola i PSG – “Ne kemi diçka ndryshe me Luis Enrique, i cili për mua është trajneri më i mirë në botë sot. Ai gjithashtu ka filozofinë për t’u marrë me lojtarët e rinj. I pëlqejnë lojtarët e rinj, nuk i pëlqejnë të vjetrit (qesh), në ‘pension’. Ai dëshiron lojtarë që vrapojnë. I pëlqen teknika dhe të luajë futboll. Ky është stili i tij.
Një herë, duke folur me të, i thashë: Trajner, ne jemi shumë të kënaqur me punën tënde dhe stilin tënd sulmues të lojës, vazhdo kështu. Ai qeshi dhe më pyeti nëse kisha ndonjë pyetje në lidhje me ndryshimin e tij. Unë isha shumë i kënaqur me përgjigjen e tij.
Lamtumirë PSG së galaktikëve – “Ne nuk kemi nevojë për më shumë yje ‘pensionistë’. Po, kemi nevojë për lojtarë që respektojnë fanellën, klubin dhe që japin gjithçka për logon e PSG. Çfarë duam ne? Askush nuk mund ta garantojë rezultatin”./telesport/