“Të gjithë thoshin se nuk ishim gati për Ligën e Kampioneve, por u treguam të gjithëve të kundërtën”.
Përmbysja e çmendur e PSG-së ndaj Atalantës ka bërë të lumtur dhe krenar presidentin Naser AlKhelaifi, më shumë se këdo tjetër në botë, siç ai e konfirmon:
“Nejmar ishte njeriu i ndeshjes, një mes 5 lojtarëve më të fortë në botë, ashtu sikurse edhe Mbape. Këto janë dy xhevahirët e PSG-së dhe ju premtoj se do të vazhdojnë që të luajnë për ne.
Një punë fantastike ka bërë edhe trajneri Tuhel, pasi në pjesën e dytë e lexoi ndeshjen siç duhet dhe mendoj se kjo fitore, për mënyrën se si erdhi, është një dozë e rëndësishme adrenaline dhe kuraje. Tani shpresoj të arrijmë në finale”