Jo vetëm Cristiano Ronaldo, Al Nassr pretendon edhe një tjetër emër të madh për ta transferuar në kampionatin e Arabisë Saudite.

Sipas të përditshmes spanjolle Marca, arabët janë vendosur në gjurmët e Sergio Ramos me mbrojtës që po luan sezonin e fundit tek PSG dhe aktualisht nuk po përflitet aspak për një rinovim të mundshëm me parizienët.

Klubi arab është i ndërgjegjshëm për faktin se Ramos mendon ende të luajë në Europë, mirëpo do të tentojë në verën e ardhshme për të bindur spanjollin, sidomos nëse në organikë do të jetë edhe ish-shoku i tij i skuadrës, Cristiano Ronaldo.

Në këtë sezon, pavarësisht moshës 36-vjeçare, Ramos tregoi se ende është një lojtar i niveleve të larta duke u aktivizuar në 20 ndeshje me PSG mes Ligue 1 dhe Champions League.