Zbulohen përforcimet bombastike të sheikut Al Thani te Interi.
Pas shumë muajsh tratativash të gjata me familjen Glazer, sheiku Jassim Bin Hamad Al Thani tërhiqet zyrtarisht nga gara për blerjen e Manchester United.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat sportive, sheiku Al Thani ka kthyer vëmendjen kah Interi dhe synon blerjen e zikaltërve.
Pronarët e Interit familja Suning janë të zhytur në borxhe dhe pritet ta shesin Interin pas përfundimit të këtij sezoni.
Kërkesa e Suning prej 1.2 miliardë euro për të shitur Interin, do të ishte lehtësisht e realizueshme.
Plani i Al Thani mbetet i njejtë, ai synon transferimin e yjeve botërorë si Kylian Mbappe dhe Achraf Hakimi.