Alarm birre në Moskë! Më i rëndësishëm se dëmtimi i Nejmarit, apo penalltia e gabuar e Mesit, por edhe më shkatërrues dhe tronditës se sa Kristiano Ronaldo me fanellën e Portugalisë. Tifozët e pranishëm në Rusi, ashtu si shkruan “Reuters”, janë të shqetësuar për mungesë birre.
Baltika, furnizuesi rus i Carslberg, bën me dije se ekziston rreziku që tifozët të mbeten thatë në Rusi, nëse vazhdohet me këto ritme.
Një kamerier, për “Fox Sports”, tha: “Ishim gati për këtë event, por nuk besonim se tifozët do të pinin vetëm birrë dhe asgjë tjetër.
Të hënën përfunduam birrat dhe tani presim furnizimin. Janë shumë persona, nuk i përballojmë dot”. Duhen furnizime, për një event që sapo ka nisur.