Një situatë absurde mund të ndodhë në Premier League pas rikthimit në kompeticion. Drejtuesit e ligës vendosën që kampionati të ndalet për të mirën e të gjithëve, pasi koronavirusi po përhapet me shpejtësi të madhe.
Një tjetër problematikë ka dalë në lidhje me një çështje të tillë. Drejtuesit e klubeve mund të refuzojnë të rikthehen në kompeticion.
Pushimi i gjatë bën që lojtarët të humbasin formën e tyre dhe të mos jenë në gjendjen e tyre optimale.
Dailymail është media e parë që ka ngritur alarmin për diçka të tillë. I humburi i madh nga e gjithë kjo situatë është Liverpooli që ishte vetëm 3 fitore larg titullit kampion.
“Redsat” u eliminuan dhe nga Champions League, ndërsa kampionati ishte ngushëllimi i tyre i madh./telemedia/