Në dukje ishte një lojë pa asnjë rrezik, ajo që po bënin lojtarët e Brazilit në stërvitjen e ditës së sotme.
Një grup prej tyre, ishte mbledhur duke luajtur me një takim, dhe lojtari në mes duhej të prekte topin për të dalë.
Por, këtu fillojnë edhe dhimbjet e kokës për brazilianët.
Nejmar ndjeu dhimbje në këmbë, dhe u detyrua të linte në mes jo vetëm lojën, por edhe stërvitjen.
Tashmë, duhet parë gjendja e tij, për ndeshjet në vijim.