Sikur te mos mjaftonin problemet e krijuara se fundi me mungesat, tek Vllaznia shtohet edhe nje tjeter futbollist ne infermieri. Behet fjale per mbrojtesin Geralb Smajli i cili do te mungoje neser ndaj Egnatias.
Lojtari nje dite pas ndeshjes me Teuten ka ndjere shqetesime ne pulpen e kembes se djathte dhe si rrjedhoje nuk ka mundur dot te stervitet. E njejta situate edhe sot sepse sipas ekzaminimeve te bera, eshte konstatuar nje terheqje muskulare.
Kjo do te thote se do te jete i detyruar te pushoje per disa dite. Por nga ana tjeter, kjo mungese e ka alarmuar edhe me teper stafin teknik te Vllaznise ne pragndeshjen me Egnatian sepse numri i lojtareve qe do te mungojne shtohet edhe me shume.
Smajli ishte projektuar per te kaluar ne krahun e majte te mbrojtjes ngaqe mungojne te tre futbollistet e ketij krahu per shkaq demtimesh dhe pikerisht Hakaj, Asani dhe Spahija. Por tashme nuk ka asnje alternative tjeter per kete pozicion dhe Memellit do t’i duhet te sajoje diçka.
Te sigurte qe do te mungojne neser jane edhe portieri Qarri dhe sulmuesi Bruno Gomes duke e çuar ne gjashte numrin e tyre. Nje shifer e konsiderueshme kur ke parasysh qe do te luhet ndaj Egnatias, njeres prej skuadrave me te mira te kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/