Klubi më i vjetër në historinë e futbollit shqiptar mund të provojë për herë të parë shijen e hidhur të kategorisë inferiore.
Kuqeblutë janë përfshirë plotësisht në luftën për mbijetesë dhe humbja e fundit në Kukës e ka ngushtuar në vetëm një pikë epërsinë ndaj Teutës.
Situata nuk është ndër më optimistet te skuadra veriore. Mungesat ndaj Skënderbeut janë të konsiderueshme, Xhevahir Sukaj, Gocaj dhe Mersini janë të pezulluar, ndërkohë që Malota ende nuk i është bashkuar grupit për problemet me drejtësinë, megjithatë telashet nuk mbyllën këtu.
3 sfidat e ardhshme mund të rezultojnë vendimtare për qëndrimin e kuqebluve në Superiore. Takimi ndaj Skënderbeut në Shkodër mbetet një duel i vështirë, pavarësisht se korçarët vijnë me titull të hipotekuar.
Më pas vjen një ndeshje komode kundër Lushnjës, teksa java e dytë e fazës së 4-t do të ofrojë duelin e sezonit për Vllazninë, me shkodranët do të sfidojnë në “NIko Dovana” Teutën. Gjoka duhet me doemos ta ketë gjithë grupin në dispozicion.