Një ndër transferimet më të bujshme në merkaton e verës, ishte kalimi i sulmuesit Kristal Abazaj nga Luftëtari te Anderlehti.
Në disa nga miqësoret e luajtura me skuadrën belge, Abazaj ka bindur por mesa duket, në Belgjikë ka ende dyshime në lidhje me aftësitë e tij.
Sipas asaj që raporton “La Derniere Heure”, disa nga afrimet e reja që Anderlehti ka bërë gjatë merkatos së verës, kanë bindur dhe janë ambientuar mjaft mirë me skuadrën, ndërkohë që Abazaj duket se ka probleme në ambientim.
Sipas kësaj gazete, drejtuesit e klubit belg kanë filluar të dyshojnë në lidhje me aftësitë teknike të sulmuesit 21-vjeçar, Abazaj.
Në fakt, pak ditë më parë, trajneri i Anderlehtit u shpreh se Abazaj është ndër më të mirët nga të rinjtë e afruar, por duket se ylli i Kombëtares do të ketë ende shumë punë për të bërë, në mënyrë që të ketë minuta në dispozicion, jo vetëm në ndeshje miqësore. /Vipsport/