Diten e sotme kombetarja U21 ka shpallur listen e lojtareve qe do te grumbullohen per dy ndeshjet kualifikuese të EURO 2025, ndaj Finlandës (22 mars, ora 17:00) dhe Zvicrës (28 mars, ora 17:00). Ajo qe ka rene ne sy ne kete liste prej 23 lojtaresh, eshte mungesa e njerit prej tyre.

E kemi fjalen per Elton Fikajn, futbollistin shkodran qe luan me “Panathinaikos B” dhe madje gjate ketij sezoni eshte grumbulluar disa here edhe me ekipin e pare dhe madje ka debutuar me te edhe ne ndeshjet zyrtare.

Nuk dihet pse trajneri Bushi e ka anashkaluar emrin e tij, sepse kemi te bejme me nje futbollist te talentuar i cili njekohesisht konsiderohet edhe si “binjaku” i Mario Mitajt ne krahun e majte te mbrojtjes kuqezi.

Por nga ana tjeter, gazeta “Shkodra Sport” meson nga burime prane lojtarit se kohet e fundit Fikaj ka marre sinjale nga Federata Greke e Futbollit dhe nuk perjashtohet mundesia qe shume shpejt ai te marre nje ftese prej saj. Gjithsesi futbollisti me origjine nga Shkodra qe ka luajtur rregullisht me ekipet tona kombetare qe nga mosha 14 vjeçare, veshtire se do te beje nje zgjedhje ndryshe.

I vetmi momenti qe mund ta beje ate te nderroje mendje eshte nese meson se stafi i kombetares shqiptare e ka “harruar” apo “anashkaluar” sepse kemi te bejme me nje futbollist qe po luan rregullisht dhe po ben mire ne çdo ndeshje kur eshte ne fushen e lojes./www.shkodrasport.com/