I ftuar në studion e emisionit “Qatar N’24” të moderatores Enxhi Biba, në televizionin “News 24”, trajneri i Kombëtares Shpresa, Alban Bushi, foli pas triumfit 2-0 të Francës ndaj Marokut. Në prononcimin e tij, Bushi ndër të tjera u shpreh:
“Kisha një lloj bindje për Marokun, pavarësisht kualitetit të Francës. Luajtën shumë mirë futboll. Francën e ndihmoi goli i shënuar shpejtë. Po të qe 0-0 ndeshja do ta kishte vështirë Franca, por Maroku e meritoi plotësisht këtë gjysmëfinale.
Unë e pashë Francën jo mirë, kishte goxha hapësira mbrapa. Maroku edhe mund të barazonte. Argjentina do i hapë probleme Francës, i ka ardhur ora Argjentinës, edhe pse është finale.
Maroku nuk sulmon se mbrojtësat i ka problematik. Trajneri mundohej të mos iu linte shumë zona kundërshtarëve. Pati sukses, mbas golit të Francës, u përpoqën të dilnin përpara. Mbas minutës së 20-të filloi të luante lojën e vërtetë. Gjithë sulmet i kanë bërë nga krahu i djathtë i tyre”, u shpreh Bushi.