Përfaqësuesja kuqezi është grumbulluar në Durrës dhe më pas më 21 shtator do të udhëtojë drejt Kroacisë, ku do të luajë dy testet miqësore. Më datë 23 shtator, Shqipëria U-20 do të luajë sfidën e parë me Maqedoninë e Veriut U-20. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin e Cakovecit duke nisur nga ora 16:30.
Dy ditë më pas, më datë 25 shtator në ora 16:30, po në këtë stadium do të luhet edhe testi i dytë i Shqipërisë U-20 ndaj Kroacisë U-20. Sot në deklaratën për shtyp trajneri Alban Bushi ka folur rreth situatës mbi ekipin dhe ndeshjet në vijim.
Skema: 4-3-3 do i përmbahemi skemës që luajnë ato, ne po mendojmë për të ardhem. Dhe rezulatati duhet të na jap moral më të lartë për të ardhmen. Grup i ri këtë vit por cilësor.
Kosova? Unë kam marrë lojtar shqiptarë dhe jo të Kosovës çdo lojtar që flet shqip në botë janë lojtarë shqiptar dhe pavarësisht, që ku zgjedhin të luajnë. Problemet me procedurat që kanë ndodhur sjellin këtë situata të pakëndëshme.
Eljon Toçi? Lojtarë cilësor për të ardhmen, trajneri e ka marr për ndeshjet pasi është lojtar që ka vlerë dhe do të bëjë mirë në Kombëtare siç kanë bërë dhe të tjerë para tij. Ne kemi marr lojtarë të talentuar dhe çdo njëri duhet të bëj mirë dhe në Kombëtaren A.
Strategjia? Ne kemi marrë shumë lojtar, strategjia e federatës është kjo që kush është talent duhet ti kalojë shkallët një nga një. Rasti i Kumbëllës që unë e kam marr dhe pas 3 vitesh kaloj te ekipi A.
Ne gjatë gjithë kohës përmirësohemi dhe marrim më shumë eksperiencë dhe dalin gjëra të reja. E rëndësishme është të bëjmë mirë dhe ne duam që të ngrihemi. Shqipëria na ka marrë shumë lojtarë dhe kur kemi qenë afër shumë herë por ky është qëllimi.