Kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha, është pa diskutim një ndër portierët më të mirë në historinë e futbollit shqiptar. Edhe pjesë e Kombëtares prej disa vitesh tashmë, gardiani i “demave” tregon ndeshje pas ndeshjeje cilësitë e tij.

Alban Hoxha ka vendosur edhe një rekord personal në Superiore, në sezonin 2014-’15. Portieri 33-vjeçar asokohe, nuk pësoi gol në plot 1084 minuta, ecuri që vazhdoi nga 30 gushti 2014 deri më 13 dhjetor 2014. Rekordin për më shumë minuta që e mban rrjetën e paprekur, e ka pasur Bujar Gogunja, i cili në portën e Elbasanit nuk pësoi për plot 1037 minuta, në vitin 1984.

Këtë sezon në Superiore, Hoxha ka plot gjashtë ndeshje që nuk pëson gol, më shumë se 450 minuta që e mban rrjetën të paprekur. E për të ruajtur këtë ecuri, numrit një të Partizanit iu desh edhe të priste një penallti, ku ndaloi Emiljano Vilën në takimin ndaj Teutës. Një portier fantastik.

Futbollistet e Vllaznise ne kete menyre neser do te kene mundesine t’i shenojne per here te pare. Ata javen e kaluar i shkaktuan Kastriotit humbjen e pare sepse deri ne ate moment ajo nuk e kishte provuar shijen e humbjes. Ndoshta neser shkodranet do te thyejne edhe Hoxhen.