Bekim Rexhepi, portieri i Skënderbeut, pritet të jetë gardiani më i ri i Partizanit. 25- vjeçari e mbyll me bardhekuqtë në fundin e sezonit. Dhe pasi ata kanë rënë matematikisht në Kategorinë e Parë tre javë nga fundi kampionatit, shkupjani mund të mendojë për një aventurë të re.

Kush më mirë se Partizani do ishte alternativa për t’u zgjedhur nga Rexhepi. Alban Hoxha tashmë 34- vjeç mund t’i hapë rrugën më të rinjve, për t’u larguar në mënyrë dinjitoze nga porta e “Demave”.

Drejtuesit e kuq e kanë pikasur Rexhepin me paraqitjet e tij dhe duhet t’u mbushin mendjen klubit të Shkëndijës së Tetovës që zotëron kartonin e tij. Gjithçka mbetet për t’u parë me hapjen e merkatos së verës.

Tek Partizani jane shume çeshtje per t’u zgjidhur ne fakt, qe nga ajo e portierit dhe per te perfunduar deri tek ajo e Skukes. Me shume mundesi, vera do ta shnderroje ate ne nje kantier te vertete sepse mendohet te jene te shumte lojtaret qe do te largohen dhe afrohen.