llaznia është kandidate për të fituar titullin kampion. Një ndeshje nga fundi i Superiores, ekuacioni është mjaft i thjeshtë.

Shkodranët duhet të triumfojnë me goleadë ndaj Laçit, për t’ia kaluar me golavarazh Teutës së vendit të parë.Puna e bërë nga stafi teknik i kuqebluve është i jashtëzakonshëm.

Veç Thomas Brdariç, edhe ndihmësi i tij, Elvis Plori ka një meritë të madhe. E këtë e thotë edhe Alban Hasani, trajneri shkodran që i thur elozhe homologut të tij duke shkruar:

“Me njeriun që më ktheu dashurinë për futbollin në Shkodër. Me profesorin që i ktheu buzëqeshjen dhe bëri një qytet të ëndërrojë pas 20 viteve”, përfundon ai në rrjetet sociale./newsport/