Ndeshja e pasdites të së mërkurës në mes Vllaznia U19 dhe Astanës po pritet me interes në Shkodër. Shkodranët po mendojnë edhe kualifikimin megjithatë përgjegjësi teknik i Akademisë Vllaznia Alban Neziri mendon edhe një tjetër gjë.
“Më shumë se gjithçka më intereson që kjo ndeshje të kthehet në një festë. Të tregojmë edhe njëherë tjetër se dimë të organizojmë si duhet ndeshje të tillë.
Unë uroj që të kualifikohet ekipi ynë ndonëse nuk është diçka e lehtë sepse kundërshtari është shumë i fortë.
Besoj se djemtë tanë do të japin maksimumin e tyre për të pretenduar edhe kalimin e turit që do të ishte diçka historike”- ka deklaruar ai teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Sport Show” në TV1 Channel.
Ndeshja e vlefshme për “Uefa Youth League” do të luhet të mërkurën në orën 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe Vllaznia do të synojë të kalojë kazakistanasit e Astanës duke përmbysur rezultatin 1-3 të ndeshjes së parë.
© shkodrasport.com