Alban Noga, nis punë tek Akademia Vllaznia
Që nga dita e djeshme, ish-futbollisti dhe kapiteni i Vllaznisë së viteve ’90 Alban Noga ka nisur punë tek Akademia Vllaznia. Drejtuesit e klubit vazhdojnë të ofrojnë pranë ekipeve të kësaj Akademie figura të njohura të futbollit shkodran dhe si një prej tyre, Noga nuk mund të mungonte. Detyra që i është caktuar është ajo e zëvendëstrajnerit të ekipit të 19 vjeçarëve teksa do punojë sëbashku me trajnerin Ilir Dibra. Noga ka marrë liçensën UEFA B por kjo do jetë përvoja e parë e tij si trajner ndërkohë që të gjithë shpresojnë që ai të jetë po aq serioz dhe i aftë siç ka qenë edhe në fushën e lojës si futbollist.