Pas shpalljes si fitues i ankandit, qe prej dites se sotme Alban Xhaferi eshte zyrtarisht pronar i KF Vllaznia. Nje objektiv i arritur per te, por qe natyrisht qe eshte edhe nje sfide shume e madhe per te ardhmen.
Ne prononcimin e tij te pare te dhene per mediat pas deklarimit si president i Vllaznise ai eshte shprehur: “Kjo eshte nje pergjegjesi shume e madhe qe une e kam marre persiper qe prej vitit te kaluar kur fimosa marreveshjen me Bashkine, por ne pozicionin e ri natyrisht qe do te kete shume me teper investime dhe ndryshime per mire.
Me ndryshimet e statusit te klubit mendojme se do te kete investime te reja si dhe disa ndryshime nga ana menaxheriale. Tre synimet e mia i kam bere te ditura prej kohesh dhe tashme duhet te punojme fort per ta mbajtur Vllaznine ne nivele te larta.
Synimi i pare eshte ai qe ka te beje me rezultatet e ekipit te pare dhe mendoj se tashme jemi ne rrugen e duhur ngaqe ndryshimet kane filluar.
Synimi i dyte eshte permiresimi i infrastruktures sepse Vllaznia aktualisht e ka shume te dobet. ne mendojme qe ne bashkepunim edhe me Bashkine e Federaten, te investojme ne infrastrukture.
Dhe i treti eshte miremenaxhimi i klubit ne te gjithe aspektet, qofte financiare duke afruar sponsore dhe partneret e duhur ne menyre qe Vllaznia te jete ne nivelet me te larta”./SHKODRA-SPORT.COM.