Prej nje viti eshte ne krye te Vllaznise dhe padyshim qe puna e tij eshte per t’u pergezuar. E ka transformuar klubin shkodran ne te gjitha drejtimet dhe mbi te gjitha e ka rikthyer tek suksesi.

Fitimi i Kupes se Shqiperise, vendi i dyte ne kampionat dhe rikthimi i skuadres serish ne Europe pas 10 vitesh mungese, jane disa nga gjerat qe duhen evidentuar ne punen e tij.

Megjithate, pavaresisht shume diskutimeve e komenteve te bera ditet e fundit, ai duket i vendosur per te vazhduar projektin e nisur tek Vllaznia.

Dhe kete do ta beje me stafin qe ka zgjedhur per te drejtuar ekipin e pare. Nga Zllatibori ku ndodhet prane skuadres, me disa foto te publikuara, ai e ka dhene mesazhin e qarte per te gjithe: “Te gjithe sebashku deri ne maje”.

Ne fakt Vllaznia ka mberritur ne maje, e rendesishme eshte tashme te qendroje aty dhe ndonese nuk do ta kete te lehte, ai eshte i vendosur per ta mbajtur Vllaznine serish aty ku duhet, ne eliten e futbollit shqiptar./SHKODRA-SPORT.COM/