Tashmë çdo gjë duket se ka hyrë në rrugën e duhur. Zyrtarizimi i tij në krye të basketbollit shkodran është çështje ditësh. Mbase edhe orësh. Alban Xhaferi pritet të jetë presidenti i ekipit të basketbollit të Vllaznisë.
Ai ka rënë dakord me presidentin aktual Sokol Dibra për t’i marrë stafetën dhe me idenë për ta kthyer këtë ekip sërish aty ku e çoi pak vite më parë edhe vetë Dibra.
Po ashtu, edhe marrëveshja me Sportklub Vllazninë është thuajse e mbyllur dhe pritet vetëm hedhja e firmës.
Kush është Alban Xhaferi?
Drejton një kompani biznesi e cila ka ekskluzivitetin e produkteve “Fuji” për të gjithë Shqipërinë. Qendrën e ka në Shkodër por ka degë në të gjithë vendin.
Alban Xhaferi mësohet ta ketë shumë pasion sportin dhe për këtë arsye, ka vendosur të sponsorizojë në basketboll tek Vllaznia.
Projektet e tij janë të qarta, për ta shndërruar këtë skuadër sërish në elitën e këtij sporti në basketbollin shqiptar.
© shkodrasport.com