Ka pritur gjatë, ka dëgjuar fjalë nga më të ndryshmet, por në fund duket se tashmë i ka ardhur koha për të buzëqeshur. Dëshira e tij e madhe për të blerë Vllazninë është më pranë se kurrë.

Komisioni i Prokurimit Publik fillimisht e më pas, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, i kanë hapur rrugë mbylljes së ankandit e zyrtarisht edhe shpalljes së Alban Xhaferit fitues të tij.

Ky i fundit, për “RTSH Sport” ka folur për herë të parë pas disa kohësh në lidhje me këtë çështjen e privatizimit të klubit Vllaznia për të cilën është shprehur:

“Ky proces ka 10 muaj që ka nisur dhe tashmë i ka kaluar të gjitha etapat dhe po shkon drejt finalizimit të tij dhe firmosjes së kontratës. Kjo besoj se do të sjellë një histori të re për Vllazninë, tashmë nën menaxhimin e privatit.

Mendoj se çdo gjë tashmë ka përfunduar në procesin e privatizimit të Klubit të Futbollit Vllaznia dhe thjesht kanë mbetur disa etapa teknike për ta finalizuar atë”.

Xhaferi në këtë intervistë ka folur edhe për të ardhmen, finalen e Superkupës dhe shumë gjëra të tjera, por më të plotë mund ta ndiqni më poshtë: