Vllaznia e ka nisur mirë kampionatin, teksa pas 6 javësh është në krye.  Shkodranët, përveç rezultateve, kanë bërë edhe lojë. Në një lidhje me News 24  në Sport News ishte sponsori Alban Xhaferi.

”Vllaznia ka probleme me borxhet.  Pra, do rikonstrukturohen gjërat që të jemi gati për Kupat e Europës.

Objektivi minimal janë Kupat e Europës, por kjo nuk do të thotë që nuk do marrim më shumë. Nuk do kalojmë në eufori.

Me afrimin tim te Vllaznia, kemi ngritur një grup pune, me njerëz të duhur, për të realizuar projektin. Me përpara ka pasur disa probleme, por Vllaznia tani ka ndryshuar komplet strukturë dhe filozofi loje.

Nuk ndodh gjithmonë e njëjtë. Kanë vendosur që të shitet me gjitha të mirat dhe të këqiat, pra edhe me borxhet” – Tha Xhaferi.

Në qoftë se ecën mirë çështja e privatizimit, do të rritej ndjeshëm ana financiare dhe do të ishim gati për Kupat e Euopës. Janë disa faktorë, që ndikojnë. Ne kemi thënë që objektivat minimal duhet të jenë Kupat e Europës, por nuk e përjashtojmë kampionatin, Vllaznia është klub i madh.