Në moshën 37 vjeçare Albert Kaçi nuk ka ndër mend të heqë dorë kollaj nga futbolli i luajtur.
Pasioni për këtë sport vazhdon të jetë i madh brenda tij.Ndonëse kryen edhe detyrën e trajnerit të moshave pranë Akademisë Vllaznia, vazhdon të luajë edhe futboll sa herë që i jepet mundësia.
Dhe këtë jo në nivelin amator por i angazhuar në ekipe të ndryshme.
Në fazën e parë të kampionatit ka qenë i angazhuar si futbollist i Adës së Velipojës ndërsa së fundmi është pjesë e ekipit të futsallës së Vllaznisë.
Madje në ndeshjen e fundit të kampionatit të futsallës që u zhvillua në Shkodër, ai ka qenë protagonist me lojën dhe golat e shënuar.
Vllaznia fitoi me rezultatin 5-4 ndaj Ali Demit, një prej ekipeve më të mira në Shqipëri dhe Kaçi ka qenë autor i dy golave.
Dy të tjerët mbajnë “firmën” e Arsid Çobës dhe i fundit ka patur për autor Shpëtim Çelën.
Po në Shkodër u luajt edhe ndeshja tjetër e kësaj jave, ajo në mes Tiranës dhe Flamurtarit që u fitua nga e para me rezultatin 3-0.
Vllaznia futsall që drejtohet nga trajnerët Bujar Celufaj dhe Ardit Behari ka objektiv fitimin e titullit kampion këtë sezon dhe konsiderohet një nga ekipet pretedente të tij.
© shkodrasport.com