Albert Kaçi ish-mesfushori sulmues i Vllaznisë i ka bërë një përmbledhje dy javëve të para të zhvilluar nga skuadra kuqeblu. Sipas tij, Vllaznia ka marrë më të mirën e mundshme në dy takimet e para, por loja nuk ka qenë bindëse. Për “Panorama Sport” ai është shprehur skeptik për të ardhmen, teksa ka thumbuar edhe stafin drejtues të klubit dhe trajnerin Brdariç.


Si ju duket Vllaznia e këtij fillim sezoni?

Të them të drejtën nga ana e pikëve nuk duket keq. Te loja që ka zhvilluar të lë për të dëshiruar. Kështu që do të shihet në vazhdim, sepse ky është vetëm fillimi.

Çfarë duhet të rregullojë trajneri, që ekipi të arrijë te fitorja në takimet e ardhshme?

Trajnerin e kemi pasur edhe para dy sezonesh. E ka pasur titullin kampion në dorë dh e ka humbur. Për mendimin tim zgjedhja e këtij trajneri ishte e gabuara. Nuk e di se çfarë mund të rregulloj. Një trajner që nuk bashkëpunon me lojtarët ose me stafin më të afërt nuk pritet që të bëjë më të mirën. Ai mesa di merr përsipër gjërat vetë dhe bën si do vetë.