“Vllaznia B” ka mundur me rezultatin 3-2 ekipin e Adës në ndeshjen e rradhës për kampionat, atë të luajtur pasditen e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Një takim që ka dhuruar shumë emocione, për vetë rastet dhe golat e shumtë që janë shënuar. Ekipi i Adës ka kaluar i pari në avantazh me anë të Frrokut në minutën e 20-të.

Por Vllaznia B ka arritur të barazojë shifrat në minutën e 35-të përmes një 11-metërshi të kthyer në gol nga futbollisti i saj Hoxha. Pjesa e parë kësisoj u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1.

Në fillimin e së dytës ka qenë mbrojtësi Shema që ka kaluar sërish në avantazh kuqeblutë në minutën e 48-të ndërsa Koçeku në minutën e 70-të ka barazuar për Adën.

U duk se ndeshja po shkonte drejt barazimit por ka qenë sulmuesi Albert Mila ai që në minutën e 94-të ka shënuar golin e tretë dhe njëkohësisht të fitores për “Vllaznia B” që kësisoj triumfon 3-2 në “derbin” me Adën.
© shkodrasport.com