Albion Avdiaj mbërrin në Shkodër dhe pritet të firmosë për Vllazninë. Sulmuesi i Tiranës duket se ka gjetur marrëveshjen me klubin bardheblu për kontratën dhe në këto momente po negocion me drejtuesit shkodranë për të gjetur një akord.

Gjasat janë që Avdijaj të bëhet afrimi më i ri për Vllazninë, por mbetet për t’u parë nëse do të jetë në formë huazimi në Shkodër apo vjen si lojtar i lirë.

27 vjeçari që ka lindur në Zvicër ka patur një karrierë shumë të mirë teksa është rritur tek Akademia e Grasshopers, ndërsa më pas ka provuar të luajë edhe në Hungari me Debrecen apo dhe në Danimarkë me Viborg.

Ndërkohë në verën e kaluar erdhi në Shqipëri ku firmosi për ekipin e Tiranës, por tek bardheblutë gjërat nuk i kanë shkuar ashtu si duhet dhe prandaj ka kërkuar një aventurë të te.

Lojtari që ka luajtur me ekipet kombëtare të moshave të Zvicrës, më pas ka luajtur edhe me kombëtaren U21 të Shqipërisë në dy ndeshje teksa ka shënuar edhe 1 gol.Ai luan në sulm dhe mund te konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për ekipin e Vllaznisë.