Masimiliano Alegri është një nga trajnerët më të suksesshëm në Serinë A, teksa ka fituar një kampionat me Milanin dhe pesë me Juventusin. Tashmë, kur është prej dy sezonesh larg stolit, tekniku livornez mezi po pret të rikthehet, ndërsa në intervistën e fundit është vënë edhe përpara disa zgjedhjeve të vështira.

Mesi apo Ronaldo- “Janë dy lojtarë të ndryshëm. Njëri është më i madh (Ronaldo) dhe tjetri është më i fortë (Mesi). Ndërkohë, për Haland mund të punohet nga ana teknike, por ka një potencial të pabesueshëm”.

Mbrojtja me tre apo me katër- “Te Juventus nuk kam luajtur kurrë me tre. Galiani më ka thënë se në Europë askush nuk ka fituar duke luajtur me tre në mbrojtje”.

Injesta apo Pirlo- “Dy lojtarë të ndryshëm, mund të luanin bashkë. Them Pirlo sepse e kam trajnuar, por edhe Injesta. Atë Barcelonë e ëndërroja gjatë natës, në një vit jam përballur katër herë”.

Suarez apo Morata- “Për karrierën e gjatë them Suarez. Por, Alvaro është rritur shumë. Pastaj, në ndeshjet teke ai është vendimtar. Në vitin 2015 ne shkuam në finale të Champions sepse ai i shënoi Real Madrid dhe më pas shënoi edhe në finale. Është vrastar në ndeshje teke”.

Bentakur- “Në gjykimin tim modest nuk mund të luaj para mbrojtjes. Mund të luaj një ndeshje, apo si një zëvendësues që është i detyruar të bëjë 1-2 ndeshje në atë rol, por nuk mund të bëj 5.edhe me mua ka luajtur para mbrojtjes, por u kthye të bënte mesfushorin tipik. Ka një ritëm jo adapt për rolin para mbrojtjes, sepse stopon topin, mendon dhe pastaj luan”.

Lukaku-Lautaro- “Në këtë moment është dyshja më e mirë në Itali. Është treguar shumë i zoti Konte që i ka vendosur në kushte për të bërë diferencën”.

Nervat në Karpi kur isha me Juventus- “E famshja hedhja e xhaketës? Ishte ndeshja e fundit para se të ndërpritej kampionati. Iu thashë djemve mos m’i prishni pushimet, iu thashë se nuk dua të humbas.

Por, Lihshtajner bën një stopim në anën e gabuar dhe gabon, ndërsa kundërshtari u ndal nga tranversa. Kështu, unë hoqa xhaketën. Më ka ndodhur edhe me Frozinonen. Në minutën e 93, Dibala ekzekuton një goditje këndi, më pas driblon dhe humbet topin.

Aksioni shkon në anën tjetër, këndore për Frozinonen dhe pësojmë gol. Dibala në atë kohë po luante ndeshjen e dytë me Juventus. Dhe, i thashë që këtu kur jemi 1-0, topin duhet ta mbajmë dhe nuk ka nevojë për 2-0”.