Aventurë e pakëndshme për ish-yllin e Juventusit dhe përfaqësueses italiane, Alesandro Del Piero. Ish-sulmuesi ka postuar një foto me maskë në shtratn e një spitali dhe kjo ka alarmuar jo pak tifozët e skuadrës bardhezi.
Del Piero ka qetësuar menjëherë të gjithë duke sqaruar se bëhej fjalë për një gur në veshka që e kishte detyruar të shkonte të shtrohej në spital në Los Anxhelos ku gjendet aktualisht.
“Ende nuk mund të më besohet se si një gjë vetëm 3 mm mund të shkaktojë kaq shumë dhimbje”, shkruante ai në postimin e tij duke shpjeguar se kriza kishte kaluar.
Kanë qenë me mijëra urimet për shërim të shpejtë që i kanë mbërritur nëpëmrjet rrjeteve sociale legjendës së Juventusit, me vetë klubin bardhezi që po ashtu i ka uruar atij një kthim sa më të shpejtë në normalitet. /vipsport/