Kane ardhur plot 13 futbolliste deri me tani te Vllaznia, nga shume vende te Europes, por edhe nga Shqiperia, nderkohe qe jane rikthyer edhe disa shkodrane.

Nder te gjithe ato, i vetmi qe e ka justifikuar plotesisht deri me tani fjalen “blerje” eshte mbrojtesi maqedonas Aleksandar Isaevski. Ka luajtur ne te gjashte ndeshjet miqesore te deritanishme dhe ne te gjitha ka treguar cilesi te mira.

25 vjeçari qe luan ne pozicionin e mbrojtesit te majte i ka te gjithe elementet e mire. Mbron ashtu si duhet, del shpejt ne mbeshtetje te sulmit, por mbi te gjitha, ka krosin e mire, gje qe kishte munguar te Vllaznia prej disa vitesh ne kete pozicion.

Lojtari qe perveçse ne vendin e tij ka luajtur edhe ne Amerike e se fundi ne Bullgari, ka ardhur ne Shqiperi per nje aventure te re dhe duket se eshte pershtatur shume shpejt me ekipin e tij te ri.

Stafi teknik ka shume besim ne aftesite e ketij lojtari dhe jo me kot konsiderohet nje titullar i padiskutueshem. E vetmja gje qe ndoshta duhet te rregulloje eshte disiplinimi me i mire ne disa nderhyrje ndaj kundershtarit, per te shmangur kartonat.

Isaevski qe vleresohet 250 mije euro ne “transfermarkt”, ka firmosur kontrate njevjeçare me Vllaznine, por nese vazhdon te luaje keshtu si deri me tani, patjeter qe drejtuesit do t’i ofrojne menjehere rinovim siç bene edhe me shqiptaro- maqedonasin Mevlan Adili./SHKODRA-SPORT.COM/