Vllaznia deri me tani ka bere disa blerje dhe merkatoja e saj duket se po shkon drejt fundit. Kane ardhur shume lojtare dhe stafi ka shume besim tek to, por njeri nga me te spikaturit ne keto dy jave eshte padyshim mbrojtesi maqedonas Aleksandar Isaevski.
Luan ne krahun e majte te mbrojtjes dhe ka ardhur per te mbushur ate boshllek qe ekzistonte prej kohesh tek skuadra shkodrane e cila nuk gjeti rehati me lojtaret e ketij pozicioni.
Isaevki gjate stervitjeve te ketyre dy javeve por edhe ne miqesoret ndaj Teutes dhe Kastriotit, ka shfaqur nje nivel shume te mire. Nje lojtar qe jo vetem zbaton mire detyrat mbrojtese, por shihet shpesh edhe ne mbeshtetje te sulmit, nderkohe qe ka edhe nje kros te mire.
I vetmi “defekt” i lojes se Isaevskit eshte mesa duket nderhyrja ne momente te caktuara e ashper ndaj kundershtarit dhe kjo mund ta penalizoje me kartona nese luan keshtu edhe ne ndeshjet zyrtare.
Megjithate e rendesishme eshte qe stafi i Vllaznise duket shume i kenaqur me performancen e tij te deritanishme dhe beson ne aftesite e tij. Isaevski eshte 25 vjeç dhe gjate karrieres se tij perveçse ne Maqedonine e Veriut ka luajtur per nje periudhe edhe ne Amerike, nderkohe qe sezonin e kaluar ka qene pjese e ekipit bullgar FK Dunav.
www.shkodrasport.com