“Zbardhet” emri i futbollistit maqedonas që ka mbërritur sot në Shkodër dhe pritet që të firmosë nesër me ekipin e Vllaznisë. Lojtari ka zhvilluar nje stervitje te lehte pasdite me kuqeblute dhe neser do t’i bashkohet grupit per zbatimin e programit stervitor te stafit drejtues.

Bëhet fjalë për Aleksandar Ristevski i cili luan në pozicionin e qendërmbrojtësit. Ai është 27 vjeç dhe në sezonin e fundit e ka nisur me Renovën ndërsa në janar ka kaluar tek Podeba Prilep.

Sipas informacioneve që mësohen për të, Ristevski në janarin e vitit të kaluar ka qenë shumë pranë nënshkrimit të kontratës me Tiranën dhe ndonëse është stërvitur për disa ditë me të gjatë përgatitores së Turqisë, në fund drejtuesit bardheblu vendosën ta largojnë sepse mesa duket ai nuk bindi si duhet trajnerin e asaj kohe Ze Maria.

Tashmë do të tentojë të bindë drejtuesit e Vllaznisë por në fakt kjo gjë tashmë duket e ezauruar sepse trajneri Mirsad Jonuz e njeh mirë ngaqë të dy vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe kjo do të thotë se ky lojtar projektohet për të qenë titullar tek skuadra shkodrane.
www.shkodrasport.com