Bekim Balaj u shpall fitues i “Topit te Arte 2024” duke e fituar garen me Albano Aleksin, Arinaldo Rrapajn dhe Ermir Rashicen duke treguar se mbetet lideri i kampionatit duke demonstruar serish nje nivel te larte me lojen e tij.
Nje nga protagonistet e kesaj “gare” ka qene edhe futbollisti i Egnatias kampione Albano Aleksi i cili eshte pyetur se fundi nese eshte ndjere keq qe nuk e mori ai “Topin e Arte” dhe pergjigja e tij ne “Rubrika Sportive” ka qene kjo:
“Une nuk jam lojtar qe dorezohem kollaj dhe kete e kam treguar gjate gjithe viteve te karrieres time, por une e kam uruar Bekimin dhe çdo lojtar qe ka qene aty sepse e kane merituar ate perzgjedhje.
Nuk jam merzitur qe nuk e mora “Topin e Arte” sepse sporti ne fund te fundit bashkon njerezit dhe nuk duhet te sherbeje per t’i merzitur ato, por po e them me batute: Po ja fal prape Bekimit edhe vitin tjeter “Topin e Arte” dhe “Kepucen e Arte”, thjesht une te marr serish titullin kampion me Egnatian sepse kjo ka me shume rendesi”.(www.shkodrasport.com)