Sfida e parë e Kategorisë Superiore për këtë sezon, Teuta-Partizani është mbyllur me rezultatin 1-0. Ka mjaftuar një gol i shënuar nga Gjorgjev në minutën e 18-të të pjesës së parë. Sulmuesi përfitoi nga gafa e portierit Alban Hoxha dhe me një devijim e dërgoi topin në rrjetë.

Në fraksionin e dytë, Partizani fiton një penallti me sistemin VAR. Gjyqtari Xhaja pas konsultimit dhe pamjeve filmike vendos të akordoi një 11-mtersh për të kuqtë, por që humbet nga Stenio Junior.

Teuta ruan deri në fund rezultatin dhe del me 3 pikë nga ky takim e përballë një rivali direkt për titull. Në fund të ndeshjes për “Gol pas Goli”, foli një nga lojtarët më të mirë në fushë, Albano Aleksi i cili u shpreh:

“Trajneri ka bërë stërvitje që Partizani të mos bënte lojën e tij. E rëndësishme është që ne kemi marrë 3 pikë që në ndeshjen e parë. Besoj se kjo skuadër është me fortë se sezonin e kaluar. Një nisje e mirë është gjysmë e punës e shpresoj që edhe në Shkodër të kemi të njëjtin ritëm dhe të fitojmë”.

Protestat ndaj gjyqtarëve? “Sot nuk kam pasur faji te kartoni I verdhë”.

Partizani? “Nuk ishin më mirë se sezonin e kaluar. Mendoj se Partizani kishte më shumë kualitet sezonin e kaluar pa u hequr meritat këtyre lojtarëve tani”.