Pak ditë më parë ka kaluar nga Arsenali te Mançester Junajtid, por sulmuesi kilen, Aleksis Sançez, nuk po e shijon plotësisht këtë transferim, pasi ka probleme me ligjin.
Ai akuzohet për evazion fiskal në Spanjë, ku gjykata i ka dhënë dy dënime, që në total shkojnë në 16 muaj burg. Sançez ka fshehur rreth një million euro, që lidhen me të drejtat e imazhit për periudhën 2012-2013, kur sulmuesi luante te Barcelona.
Edhe vetë lojtari i ka pranuar përgjegjësitë dhe është gati të paguajë shumën e duhur.
Sançez, në videokonferencë nga Londra, ka pranuar transferimin e të drejtave të imazhit në dy kompani të huaja dhe të fshehë të ardhurat. Ai ka pranuar edhe dënimin, që do ta shlyejë me pagesë tani.
Futbollisti nga Kili rrezikon burgun, në rast se e përsërit këtë “krim”./Vipsport/