Tek Vllaznia nuk i besuan shume dhe deri diku e lejuan te largohej, por Alen Sherri sot ka bere heroin dhe ka kualifikuar Laçin per ne turin e dyte te Europa League.
Ai ka pritur 11-metershin e peste duke i dhene kesisoj fitoren 5-4 kurbinasve pas gjuajtjes se penalltive ndaj ekipit azerbajxhanas ne nje kohe qe 90 minutat e ndeshjes dhe shtesa perfunduan ne barazim 0-0.
Edhe gjate lojes, portieri 22 vjeçar ka bere disa pritje te bukura duke mbajtur ne loje Laçin i cili nga minuta e 74-te luajti me 10 futbolliste sepse nje lojtar i tij u ndeshkua me karton te kuq.
Megjithate djemte e drejtuar nga Armando Cungu ia kane dale te mbajne te paprekur porten e tyre ndersa nga gjuajtja e 11-metershave ka menduar Sherri qe ka pritur ate te fundit, me decisive, duke kualifikuar per me tej Laçin.
Ndeshja eshte luajtur mbremjen e sotme ne Azerbajxhan dhe kualifikimi i skuadres tone ndaj Kesles padyshim qe eshte nje arritje e madhe qe pason kesisoj edhe kualifikimin e Teutes pasditen e sotme, ku serish protagoniste kane qene shkodranet, trajneri Martini dhe sulmuesi Hebaj me golin e tij.