Per portierin e Vllaznise Alen Sherri keto 24 ore do te mbahen ndoshta mend gjate. Pasditen e djeshme me pritjet e bera i dha nje dore Vllaznise per te marre nje fitore shume me vlere si ajo ne Korçe ndaj Skenderbeut.

Dhe pas perfundimit te ndeshjes, kane patur arsye qe te gjithe sebashku t’i gezohen asaj fitoreje me shume vlere qe do ta ndihmoje skuadren shkodrane per ecurine e metejshme ne kampionat.

Sot nderkohe, numri 1 i kuqebluve e ka serish feste. Ai mbush 22 vjeç dhe padyshim qe eshte nje moment qe duhet festuar gjate. Sot kryesisht me familjaret e tij, miqte dhe njerezit e tij te dashur dhe neser padiskutim edhe me pjestaret e ekipit.

Ne fakt ka arsye per te festuar. Karriera e tij vijon ngjitjen dhe eshte kthyer ne nje pike te forte te Vllaznise. Pavaresisht ndonje oshilacioni ne ndeshje te veçanta, ai dje tregoi nje forme shume te mire sportive dhe te mos harrojme, eshte vetem 22 vjeç.

Gazeta “Shkodra Sport” me kete rast i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura Alen Sherrit dhe njekohesisht edhe nje karriere sa me te sukseshme me Vllaznine dhe pse jo, edhe jashte vendit.
www.shkodrasport.com