Pas dy vitesh me ekipin e Laçit, portieri shkodran Alen Sherri i ka dhene fund aventures me te dhe eshte duke menduar per te nisur nje te re, por per momentin askush nuk e di se ku.

Lajmin per ndarjen me kurbinasit, e ka konfirmuar per gazeten “Shkodra Sport” vete portieri 24 vjeçar i cili eshte shprehur shkurtimisht: “Po, bashkepunimi im me ekipin e Laçit eshte mbyllur dhe tashme jam nje lojtar i lire”.

Vete Sherri nuk ka dashur te flase me shume per te ardhmen e tij, ndoshta edhe ngaqe ende nuk ka asgje konkrete. Me kete çeshtje po merret menaxheri i tij i cili shume shpejt mund t’i bere perpara ne tavoline edhe ofertat e para.

Disa kohe me pare u perfol per nje mundesi te firmes se tij me Shkendijen e Tetoves, por vete portieri shkodran duket se nuk e ka marre shume seriozisht ngaqe nuk kishte garanci nese do te ishte portier i pare.

Ditet e fundit nderkohe “Shkodra Sport” meson se per ish- portierin e Vllaznise ka shfaqur interes edhe ekipi i Egnatias, por Sherri serish e ka refuzuar. Ai nuk kerkon te ngutet por me shume mundesi, shpejt do te mesojme dhe emrin e skuadres se tij te re./SHKODRA-SPORT.COM/