Që prej pasdites së djeshme, portieri i Vllaznisë Alen Sherri është grumbulluar me kombëtaren U-21 për dy ndeshjet e saj të rradhës.

Sot ndërkohë, ai ka dalë në një konferencë për shtyp teksa ka folur për këtë grumbullim por edhe për të ardhmen e tij.

Në konferencë ka qenë bashkë me sulmuesin Rei Manaj. Ja si është shprehur portieri shkodran para gazetarëve:

“Te Vllaznia jam titullar i padiskutueshëm, ndaj jam thirrur edhe te Shpresat. Rivaliteti?

Të tre portierët e thirrur nga trajneri Bushi, besoj se jemi të mirë. Stafi ka zgjedhur me shumë kujdes në gjithë kampionatin shqiptar.

Mendoj se jemi të tre në të njëjtin nivel dhe stafi do ta vendosë se cili do të jetë titullar. Jam i sigurtë se ai që do të luajë do ta bëjë detyrën më së miri.

Te Shpresat i rëndësishëm është grupi. Kemi lojtarë shumë të mirë, ndaj i kemi mundësitë me i nxjerrë dy ndeshje pozitive ndaj Sllovakisë.

Ekipi duket i qetë. Jemi të gjithë të fokusuar dhe po punojmë fort. Po bëjmë edhe dy stërvitje në ditë për ndeshjet me Sllovakinë.

Jemi të gjithë optimistë, pasi Sllovakia nuk ka asgjë më shumë se ne”.
© shkodrasport.com